Anëtarët vendas dhe të huaj mund ti bashkohen Miqve të Muzeut, njerëz të cilët janë të interesuar në arkeologji dhe trashëgimi kulturore, duke e bërë të njohur tumën e Kamenicës si një qendër unikale arkeologjike dhe muzeale jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin.
Anëtarësimi juaj mbështet të gjitha aktivitetet e shumta të qendrës, siç është programi mësimor, seminaret dhe ekspozitat.
Anëtarët janë një pjesë vitale e qendrës dhe komentet e sugjerimet e tyre do të lejojnë përmirësimin dhe forcimin e shkëmbimeve kulturore midis qendrës dhe publikut.
Kontributet tuaja ju japin mundësinë që të keni hyrje të lirë dhe do të regjistrohen në buletinin vjetor, së bashku me raportin financiar.
Anëtarët janë të lirë dhe të mirëpritur të shprehin preferencat e tyre për aktivitetin që ata duan të mbështesin.
Pra, bashkohuni me Miqtë dhe ndihmoni të bëni të njohur në botë qendrën arkeologjike dhe muzeun e Kamenicës!
Ju lutem, dërgoni formularin e plotësuar në adresën info@kamenicatumulus.org |