NGJARJE |
FESTIMET E PËRVJETORIT TË PARË QË NGA HAPJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS" |
|
Më 28 qershor 2008, “Qendra e trashëgimisë kulturore e Kamenicës” festoi përvjetorin e parë që nga hapja e tij. Stafi organizoi një ekspozitë fotografike me të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani: seminaret, tryeza e rrumbullakët, koncerti me muzikë klasike, ekspozitat dhe ngjarjet më të rëndësishme, siç është vizita e Kryeministrit.
|
| |
|
| |
 |
Një pjesë e veçantë iu rezervua programit shkollor dhe u shfaq një video me një përmbledhje të aspekteve të tij më domethënëse, siç janë leksionet me tema të ndryshme arkeologjike, gërmimi eksperimental, shfaqja e dhënë nga nxënësit e Luftës mes Ilirëve dhe Romakëve.
|
| |
| Mes mësuesve dhe nxënësve mori pjesë në festime dhe drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit, Z. Andrea Mano, i cili shprehu vlerësimin e tij të lartë për programin shkollor të qendrës dhe shpresën se do të vazhdojë dhe vitin tjetër shkollor. U ra dakord se “këndi”, ku tani janë riprodhimet e dy varreve, do të pasurohet me një çark, një furrë pjekje për qeramikën dhe pajisje të tjera ku nxënësit mund të eksperimentojnë teknologjitë antike. |
| |
| Shtypi dhe media treguan gjithashtu interesin e tyre për këtë ngjarje dhe ky ishte rasti për të bërë një përmbledhje rreth numrit, tipit dhe shpërndarjes së visitorëve përgjatë vitit. |
| |

|
 |

|
| |
|
|
Kalendari i aktiviteteve |
 |
| 8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatë shekujve dhe Gratë Korçare që kanë lënë gjurmë në Histori". |
| 8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal të nënës dhe fëmijës që erdhi në dritë pas 2500 vjetësh. |
| 19 Prill 2008: Tryezë e rrumbullakët “Arkeologja sperimentale: përshtypje dhe propozime”. |
| 10 Maj 2008: Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori. |
| 28 Qershor 2008: Celebrimi i një vjetorit të hapjes të Qendrës Arkeologjike dhe Muzeut të Kamenicës. |
|