EKSPOZIMI I SKELETEVE ORIGJINALE TË NENËS DHE FETUSIT TË SAJ, TË ZBULUARA GJATË GËRMIMEVE NË TUMËN E KAMENICËS
Me rastin e festës së 8 Marsit, Muzeu Arkeologjik në qendrën e trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi më datat 7-8-9 Mars 2008 ekspozimin e gjetjes unikale në Shqipëri,
skeleti origjinal i nënës dhe i fetusit të saj të zbuluara gjatë gërmimeve në Tumën e Kamenicës në vitin 2002. Është herë e parë në Shqipëri që është gjetur skeleti i një fëmije akoma në barkun e nenës së vet, të vdekur në muajt e fundit të shtatzënisë.
Ekspozimi pati një sukses të madh dhe një numër të lartë vizitorësh, turistësh dhe sidomos nxënës shkollash