EKSPOZITA “TUMA E KAMENICËS NË SYTË E NJË PIKTORI”
Më 17 Prill 2008 u inaugurua ekspozita “Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori” e cila përmban pikturat e një grupi studentësh të vitit të parë të shkollës së mesme të Arteve “Tefta Tashko”, të cilët janë drejtuar nga profesori i tyre, piktori i mirënjohur korçar Sotiraq Xega.Pikturat u frymëzuan nga mjedisi unik i muzeut dhe strukturave monumentale të tumës të cilat janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga secili prej artistëve të rinj, duke ndjekur kreativitetin vetjak. Inaugurimi u prit mjaft mirë nga publiku dhe media.
Ekspozita do të zgjasë një javë dhe ajo koinçidon gjithashtu edhe me “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve” në 18 Prill, një iniciativë ku aderon edhe muzeu i Kamenicës