NGJARJE |
FESTIMET E PËRVJETORIT TË PARË QË NGA HAPJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS” |
 |
Më 28 qershor 2008, “Qendra e trashëgimisë kulturore e Kamenicës” festoi përvjetorin e parë që nga hapja e tij. Stafi organizoi një ekspozitë fotografike me të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani: seminaret, tryeza e rrumbullakët, koncerti me muzikë klasike, ekspozitat dhe ngjarjet më të rëndësishme, siç është vizita e Kryeministrit. më shumë >> |
| |
VIZITA E KRYEMINISTRIT SALI BERISHA |
 |
Në 21 qershor 2008 në qendrën arkeologjike dhe muzeale të Kamenicës ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishëm, vizita e Kryeministrit Sali Berisha. më shumë >> |
| |
EKSPOZITA “TUMA E KAMENICËS NË SYTË E NJË PIKTORI” |
 |
Më 17 Prill 2008 u inaugurua ekspozita “Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori” e cila përmban pikturat e një grupi studentësh të vitit të parë të shkollës së mesme të Arteve “Tefta Tashko”, të cilët janë drejtuar nga profesori i tyre, piktori i mirënjohur korçar Sotiraq Xega. më shumë >>
|
| |
|
PJESËMARRJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS” NË PLANIN PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË ZONËS SË KORÇËS |
 |
Që nga fillimi i prillit 2008, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore të Kamenicës, profesor Skënder Aliu (i pari nga e majta në foto), është anëtar i komitetit për zhvillimin e turizmit, të krijuar nga bashkia e Korçës. Qendra e Kamenicës është konsideruar një nga vendet kyçe me standarde të përshtatshme për të tërhequr turistë lokalë dhe të huaj në rajonin e Korçës. |
| |
EKSPOZIMI I SKELETEVE ORIGJINALE TË NENËS DHE FETUSIT TË SAJ, TË ZBULUARA GJATË GËRMIMEVE NË TUMËN E KAMENICËS |
 |
Me rastin e festës së 8 Marsit, Muzeu Arkeologjik në qendrën e trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi më datat 7-8-9 Mars 2008 ekspozimin e gjetjes unikale në Shqipëri .
më shumë >> |
| |
FESTIMET E “DITËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE” |

|
Në 27 Shtator 2007, në rastin e festimit të Ditës së Trashëgimisë Kulturore, Muzeu dhe Qëndra arkeologjike e Kamenicës mori pjesë në iniciativën e hyrjes së lire. Numri i vizitorëve ishte mjaft i lartë, si të banorëve vendase ashtu edhe të turistëve të huaj.
|

|
Nxënës të shkollave 9-vjeçare nga fshatrat afër Kamenicës gjithashtu përfituan për të kaluar disa orë në qëndër. |
 |
KONCERTI I MUZIKËS KLASIKE |

|
Në 15 Shtator 2007 u zhvillua një koncert me muzikë klasike në ambientet e muzeut të Kamenicës.
Ky koncert u organizua nga Grupi Shqiptarë i Arkeologjisë së Shpëtimit me mbështetjen e Bashkisë së Korçës.më shumë >>
|
 |
HAPJA E TUMËS SË KAMENICËS SI NJË QËNDËR E RE E TRASHËGIMISË KULTURORE |

|
|
|

|
Në 27 Qershor 2007 u zhvillua hapja e Tumës së Kamenicës si një qëndër e re e trashëgimisë kulturore, më e reja në Shqipëri.më shumë >>
|
| |