Tryezë e rrumbullakët: “Arkeologjia eksperimentale: përshtypjet dhe propozimet” |
|
|
Më 19 Prill 2008, muzeu i qendrës së trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi një tryezë të rrumbullakët për të bërë një vlerësim rreth përshtypjeve dhe rezultateve të arritura deri tani nga veprimtaria e arkeologjisë eksperimentale, e eksperimentuar në qendrën dhe muzeun arkeologjik të Kamenicës. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar zhvillimet e ardhshme të kësaj pjese të rëndësishme të aktivitetit të qendrës së trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët ishin më së shumti drejtorë, mësuesë të historisë dhe nxënës nga shkolla të ndryshme, të cilët kishin eksperimentuar programin e hedhur nga qendra.
|
| |
- Shkolla e mesme “Themistokli Gërmenji”;
- Kolegji Preca;
- Shkolla e gjuhëve të huaja “Faik Konica”;
- Shkolla e mesme “Ymer Dishnica”;
- Shkolla e mesme profesionale “Isuf Gjata”;
- Shkolla e mesme “F. S. Noli”, Maliq;
- Shkolla e mesme, Voskop;
- Shkolla fillore “Mësojmtoria e parë Shqipe”;
- Shkolla fillore private “Thimi Marko”;
- Shkolla fillore “Sevasti Qiriazi”;
- Shkolla fillore, Floq;
- Shkolla fillore, Ravonik;
- Shkolla fillore, Kamenicë;
- Shkolla fillore “Sotir Gurra”;
- Shkolla e mesme, Dvoran;
- Shkolla fillore, Dvoran;
- Shkolla e mesme “Raqi Qirinxhi”.
|
| |
Pas shikimit të një video duke regjistruar një ditë nga gërmimi eksperimental i kryer nga një klasë nga shkolla “Themistokli Gërmenji”, e përgatitur nga vetë nxënësit, profesor Skënder Aliu paraqiti çështjet kryesore të programit dhe nisi diskutimin, që vijoi më tej nga Nertila Gegollari |
| |
 |
 |
| |
|
| |
 |
Drejtori i shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji”, z. Thoma Lice foli pozitivisht për bashkëveprimin mes mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle nga njëra anë dhe stafit të qendrës nga ana tjetër. Ai nxorri në pah interesin e ngjallur tek nxënësit për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, përveç njohurive të reja që nxënësit morrën nga leksioni hyrës. Entuziasmi i nxënësve për këtë experience të re, i bëri ata që të organizonin një diskutim, ku grupe nxënësish grumbulluan në letra informacionin që ata kishin marrë gjatë vizitës në sit dhe në muze. |
| |
|
| |
 |
Më tej z. Nuredin Nazarko, mësues i historisë në shkollën e mesme Dvoran, një fshat pranë Kamenicës, komentoi në mundësitë e reja, që Muzeu i Kamenicës dhe programi i edukimit i promovuar këtu, ofrojnë për shkollat pranë sitit. Ai nuk përshkroi vetëm interesin e shprehur nga nxënësit gjatë vizitave në sit, por shpjegoi gjithashtu se sa e rëndësishme është kjo për atë dhe kolegët e tij. Z. Nazarko informoi gjithashtu pjesëmarrësit për planet e ardhshme të shkollës së tij për të planifikuar vizita të rregullta në sit dhe bashkëpunim me stafin e muzeut në mënyrë që tu ofrojnë nxënësve metoda alternative të mësimdhënies, duke përdorur arkeologjinë eksperimentale. |
| |
|
| |
 |
Një tjetër e dhënë e rëndësishme për tu diskutuar u propozua nga Znj. Daniela Nasto, mësuese e historisë në shkollën fillore “Sevasti Qiriazi” në Korçë. Çështja e saj kryesore ishte që nxënësit e rinj duhet të ndjejnë veçanërisht afër aktiviteteve të mësimdhënies, siç është arkeologjia eksperimentale. Bazuar në eksperiencën e saj, ajo përshkroi sesa të lumtur janë nxënësit e saj dhe sesa efektivisht mësojnë ata për të kaluarën e tyre, përmes vizitave në sit. Ajo gjithashtu ndahu me pjesëmarrësit dhe faktin se vizitat në Tumën e Kamenicës kanë inkurajuar jo vetëm interesin e nxënësve të saj për arkeologjinë por gjithashtu dhe imagjinatën e tyre, si edhe aftësitë praktike. Ajo shprehu interesin e saj të fortë në zgjerimin e një bashkëpunimi me stafin e muzeut, për t’iu ofruar nxënësve të saj më shumë eksperienca të jashtëzakonshme në sit, siç znj. Nasto i karakterizoi vizitat e saj të mëparshme këtu. |
| |
|
| |
|
| |
 |
Një ndikim të fortë patën më tej raportet e nxënësve të shkollës “Themistokli Gërmenji”, ku ata përshkruan eksperiencat e tyre dhe folën për përshtypjet e tyre, siç citohet “…dëshira jonë për tu ndjerë për disa momente në pozicionin e arkeologëve, na shtynë të fillojmë procesin e të mësuarit të rendit të punës…”; “…ne morrëm veglat e punës nga një kuti dhe filluam punën dhe të gjithë ne, si arkeologë të vërtetë , filluam të ndjekim të gjitha procedurat e gërmimit, me shumë kujdes, siç kjo punë e kërkon…”; “…kjo ishte eksperienca jonë e parë, e cila është gjithashtu gjëja më e pazakontë dhe më e bukur që ne kemi bërë ndonjëherë, ishte eksperienca jonë e parë e këtij lloji gërmimi, e cila na preku afër sesi të ekstrapolojme faktet historike…”; “…ndoshta për shumë nga ne profesioni i ardhshëm do të jetë ai i arkeologut, pasi ne e kuptuam rëndësinë e këtij profesioni. |
| |
Ky ishte dhe do të jetë një nga projektet më të suksesshme dhe më të mrekullueshme për ne dhe për shkollën tonë…”; “…ne nuk mund të mos falenderojmë të gjithë ata njerëz, të cilët bënë të mundur këtë eksperiencë të mrekullueshme mësimdhënie…”. Entuziasmi i nxënësve ishte me të vërtetë shpërblimi më i mirë për organizuesit, për gjitha përpjekjet e bëra deri tani. |
| |
Pas kësaj dëshmie, prefekti i Korçës, znj. Elfrida Zefi, përgëzoi iniciativën, organizuesit dhe nxënësit, duke vlerësuar shumë pozitivisht programin e arkeologjisë eksperimentale dhe duke konfirmuar përkrahjen e saj në të ardhme.
Në mbyllje të tryezës së rrumbullakët, u shpërnda një form ku mësuesit dhe nxënësit mund të shkruanin përshtypjet e tyre positive dhe negative dhe sugjerimet për të përmirësuar programin. Ky reagim do të mbahet në konsiderate nga organizuesit e programit të arkeologjisë eksperimentale, në aktivitetet e ardhshme.Ky aktivitet i frytshëm pati një jehonë të madhe në media gjithashtu.
|
| |
 |
 |
|
|
Kalendari i aktiviteteve |
 |
| 8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatë shekujve dhe Gratë Korçare që kanë lënë gjurmë në Histori". |
| 8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal të nënës dhe fëmijës që erdhi në dritë pas 2500 vjetësh. |
| 19 Prill 2008: Tryezë e rrumbullakët “Arkeologja sperimentale: përshtypje dhe propozime”. |
| 10 Maj 2008: Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori. |
| 28 Qershor 2008: Celebrimi i një vjetorit të hapjes të Qendrës Arkeologjike dhe Muzeut të Kamenicës. |
|