|
Profesor Aliu është një person me influencë në Prehistori në komunitetin arkeologjikë shqiptar. Gjatë aktivitetit të tij 35 vjeçarë ka drejtuar gërmime në disa vendbanime dhe në 6 varreza në zonën e Kolonjës dhe ka marrë pjesë gjithashtu në shumë gërmime të tjera në zonën e Korçës, duke përfshirë Tumën e Kamenicës. Ai është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve në Shqipëri dhe jashtë saj, veçanërisht të përqëndruara në interesat e tij kryesore, Epoka e Bronzit të vonë dhe Epoka e Hekurit. Ai ka qënë për shumë vjet drejtor i Muzeut Kombëtar Arkeologjikë të Korçës dhe është tani drejtor i qendrës arkeologjikë dhe muzeut të Kamenicës. Në 2008 u nderua me çmimin prestigjoz “Pena e Artë”, dhënë nga Ministria e Arsimit pjesëtarëve më të shquar të botës akademike.
|